Emisioni i mëngjesit "Rreze Dielli", ndryshe nga çdo ditë tjetër kishte në studio 2 miq tepër specialë. 4 putroshët , Ulka dhe Ziko erdhën së bashku me pronarët e tyre të cilët dhanë këshilla për gjithë kafshëmbajtësit mbi mënyrën e kujdesit ndaj kafshëve shtëpiake.
Kornelia Veterinere dhe Arbri edukator për sjelljen e qenve shprehen se shumica e atyre që vendosin të marrin një kafshë shtëpiake, kryesisht qen apo mace nuk dinë si të sillen me ta
Personat kërkojnë që qeni i vet të bëjë këto komandat e lezetshme ulu, ngrihu, më jep dorën , por pa patur qenin stabël. Një qen së pari duhet të jetë stabël nga ana psikologjike, nga ana fizike.Shoh që shumica e pronarëve që kanë një qen jostabël janë ata që shëtisin me trupore. Truporja është shpikur që herët për qentë e slitave apo qentë e punës që të tërheqin njerëzit. Ne gjithmonë rekomandojmë qafore ose litar trajnimi që vendoset në pjesën mbrapa veshit të qenit dhe ke mundësi të komandosh kollaj kokën e qenit kur ai tërheq apo bëhet kurioz më shumë seç duhet.90 % e pronarëve që blejnë një qen ose e adoptojnë nga rruga nuk ia kanë fare haberin se ccfarë pune kërkon ai qen.
Arbër Tërvoli, edukator i sjelljes së qenve
Së fundmi në vendin tonë po shtohen dita ditës adhuruesit e kafshëve të cilët zgjedhin të marrin dhe të bashkëjetojnë me një një të tillë