Mira e Bujtinës në Peshtan, një grua guidë, mikpritëse dhe ruajtëse e historisë

Mira e Bujtinës në Peshtan, një grua guidë, mikpritëse dhe ruajtëse e historisë

Aty ku hapet një bujtinë, sistemohet një kullë, një shtëpi e vjetër, ndizet një vatër, aty merr jetë vendi, aty ka shpresë rinia dhe Shqipëria. Njëra pas tjetrës, nga Veriu në Jug, fshatrat më të thellë, vendet dikur të braktisura, po marrin gjallëri dhe jetë: Nga Tamara në Peshtan, nga Valbona në Nivicë, nga Prespa në Shirokë, Nga Bulqiza në Lin, shqiptarë punëtorë, të palodhur dhe të sakrificës kanë përveshur mëngët e po ndërtojnë.

Prej vitesh tashmë Mirela Muka është jo vetëm e zonja e Bujtinës së Peshtanit, por edhe guidë për shumë turistë që duan të njohin bukuritë që të lenë pa frymë të natyrës, por edhe të prekin e të shohin copëza të historisë. Për shembull lufta italo-greke dhe reliket e mbetura nga ajo kohë. E gjithë zona është plot me dëshmi, emra, helmeta, armë, shënime të asaj kohe. Nga një udhëtim në tjetrin Mira i ka grumbulluar dhe i ruan si një koleksion kurioz, që flet për ato kohë dhe i ekspozon në bujtinën e saj.

Si një shqiptare e mirë është vënë dhe në kontakt me familjet italiane që kanë humbur në këto anë familjarët e tyre, duke u çuar atyre kujtimet e të rënëve.

Të apasionuarit e ecjeve në natyrë dhe të ushqimit bio e njohin shumë mirë Mirela Mukën dhe gjithë pasionin e saj. Ajo është një shembull që duhet shumëfishuar në çdo cep të Shqipërisë, ku zjarret e shuara të shtëpive ende nuk janë ndezur, ose ku të rinjtë kanë ikur të gjithë në emigrim. Puna e një guide dhe e një bujtine apo agriturizmi që ofron mirësjellje e shërbim, është një e ardhme jo shumë e kollajtë, por me qindra takime, njohje dhe kënaqësi.

Peshtani është një tjetër perlë e Shqipërisë, bukuritë e tij ua bën të njohura shqiptarëve edhe gazetari Mero Baze, i lindur dhe i rritur në këto anë, ndërsa Mira dhe bujtina e saj u jep mundësinë të gjithëve edhe të shijojnë ushqimin e shumëllojshëm që kjo zonë ofron, bashkë me historinë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë