Mira Meksi,’Pa zemër në kraharor’
Onufri i boton librin më të ri

Mira Meksi,’Pa zemër në kraharor’<br />Onufri i boton librin më të ri
Sapo ka dal në treg libri më i ri i shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi. Libri titullohet ‘’Pa zemër në kraharor ’’. Shkrimtarja Mira Meksi kohët e fundit është shfaqur me një seri librash të rinj. Ajo është nderuar me mjaft çmime prestigjioze ku më i fundit është vlerësuar me çmimin ‘’Përkthyesi më i mirë i vitit 2006’’. Ky botim me novela vjen për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese ‘’Onufri’’. Libri vjen në dritën e botimit duke zbuluar një histori interesante:

‘’Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën. Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme. Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Ciudad de Mexico. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë.

Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalho-s dhe Dali-së, nga letërsia e Carlos Fuentes-it, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacan-it’
’, thuhet në pëshkrimin e librit.

mira meksi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë