Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur që t’i bashkohet stafit të shqiptares Mira Murati. Sipas mediave të huaja mësohet se Lachman është larguar nga kompania dhe i është bashkuar laboratorit kërkimor të inteligjecës aritifiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, Mira Murati.

Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).

Deri më tani lidhur me këtë lëvizje të Jonathan Lachman nuk ka ardhur një reagim nga ky i fundit apo dhe nga Murati. Ka qenë një zhdhënës i OpenAL ai i cili ka kofirmuar largimin e Lachman.

Murati ka “gjuajtur” rreth 10 studiues dhe inxhinierë në total deri më tani nga konkurrentët duke përfshirë OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Startup-i i saj është ende në fazat e hershme - nuk ka një emër, as një drejtim të fortë produkti.

Shqiptarja Mira Murati  u largua nga OpenAI më pak se një vit pasi CEO Sam Altman u shkarkua papritmas nga bordi i drejtorëve të kompanisë në fund të vitit 2023. Në trazirat që pasuan, bordi emëroi për një kohë të shkurtër Muratin, e cila më pas shërbeu si shefe e teknologjisë së kompanisë, si CEO e përkohshëm.

Lëvizja ishte një goditje për Altman. “Ndihesha shumë keq,” i tha ai Lex Fridman marsin e kaluar . Ai e përshkroi promovimin e Muratit si "pikën e ulët" të krizës dramatike të lidershipit që konsumoi shkurtimisht OpenAI. Më pak se një javë më vonë dhe pasi më shumë se 730 punonjës të OpenAI kërcënuan të largoheshin, Altman u rikthye në postin e CEO.

Altman dhe Murati vazhduan të punojnë ngushtë së bashku në OpenAI pas incidentit.

“Ajo bëri një punë të shkëlqyer gjatë asaj fundjave me shumë kaos”, tha Altman Fridman.

Kur Murati u largua nga kompania 10 muaj më vonë, ajo falënderoi Altman në letrën e saj të lamtumirës.

"Nuk ka kurrë një kohë ideale për t'u larguar nga një vend që dikush e çmon," shkroi ajo në shënimin për punonjësit e OpenAI, të cilin e postoi më vonë në X.

Ndër të tjera, Murati tha se vendimi për tu larguar kishte ardhur pasi dëshironte kohë dhe hapësirë për të bërë eksplorimin e saj.

Një muaj më vonë, Reuters raportoi se Murati po përpiqej të mblidhte mbi 100 milionë dollarë për të financuar një kompani të re misterioze, megjithëse kjo shifër nuk ishte finalizuar.

Zëvendës presidenti i kërkimit i OpenAI, Barret Zoph dhe shefi i kërkimit, Bob McGreë, të dy u larguan pothuajse në të njëjtën kohë me Murati.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim

Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim