Modelja e njohur Miranda Kerr është fotografuar pa unazën e saj të martesës dhe kjo ka bërë që mediat e huaja të aludojnë për një ndarje të mundshme mes saj dhe aktorit Orlando Bloom.

Ndërkohë mësohet se edhe Bloom nuk është parë më me unzanën e tij martesore. Megjithatë pas spekullimeve të dala në media, modelja bukuroshe Kerr, nuk vonoi të publikonte një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të saj.

Sipas tij martesa e Kerr dhe Bloom nuk është drejt fundit dhe çifti është mjaft i lumtur. Në këtë mënyrë modelja ka mohuar zërat për një ndarje nga Bloom.

(xh.k/shqiptarja.com)