Dy ditë para se qeveria të ulet përballë përfaqësuesve të Bashkimit Europian në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se miratimi i raportit IBAR tregon se tashmë asgjë nuk e ndal integrimin e plotë të vendit.

Më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha Rama.

Në rubrikën e tij, ‘Shënimet e Javës’, të cilat i bëri nga Tokio, kreu i qeverisë hodhi një lumë me akuza ndaj opozitës, të cilët me molotovë dhe protestat tentuan sipas tij të bllokonin integrimin.

“Për ta shkarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të”,  shpreh kryeministri.

Madje kujtoi edhe vizitat e zyrtarëve të PD në Berlin.

“Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo ç’ka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin”, shtoi ai.

Rama foli edhe për planin e Rritjes ku Shqipëria do të përfitojë 49 milionë euro nga financimet e Bashkimit Evropian sipas tij si një dëshmi që Shqipëria është një histori suksesi.

“Forca! Forca! Shqipëria, asgjë nuk e ndal dot Shqipërinë europiane!”, tha Rama.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Info?: 24/05/2026 10:27

    Sa kapituj priten te mbyllen te marten ka dikush info?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?