Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas podcast-it të kryeminstrit Edi Rama, ku në shënimet e javës u përqendrua tek integrimi i Shqipërisë në BE. “Asgjë s’e ndal Shqipërinë europiane”, u shpreh Rama ndërsa tha se opozita gëzohej e digjte vendin ndërsa trumbetonte bllokimin e procesit.
Bardhi shprehet se raporti i vendeve anëtare përsërit shqetësimet për mbrojtjen e Belinda Ballukut.
“Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane.
Quhet Edi Rama.
Për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vetëm për Grupkapitullin e Themeloreve, BE-ja i vendosi Shqipërisë 34 kushte të rënda. Sepse Edi Rama mbrojti me votë në Parlament korrupsionin dhe i siguroi Belinda Ballukut imunitet nga arrestimi i SPAK-ut.
Në 34 kushtet për Shqipërinë, Bashkimi Europian shpreh zyrtarisht keqardhje për vendimin e Parlamentit në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe i kërkon Kuvendit të zbatojë standardet europiane për imunitetin”, shprehet Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së flet për raportin e miratuar nga vendet anëtare duke u shprehur se gjuha që është përdorur e ka rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë pasi korrupsioni ishte shqetësimi vendimtar i unionit. Sipas Bardhit, negociatat s’mund të mbyllen nëse nuk ndodh më parë mbyllja e “kapitullit të Edi Ramës.”
“Me një gjuhë të papërdorur më parë për Shqipërinë, BE-ja e quan korrupsionin “shqetësim vendimtar”, duke e rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë.
Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.
Për herë të parë në një dokument zyrtar negociues, BE-ja identifikon si problem për zgjedhjet rrjetet e patronazhimit: sistemin me të cilin PS kontrollon votën përmes administratës shtetërore.
Për herë të parë, BE-ja kërkon zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR-it si kusht zyrtar për mbylljen e negociatave. Sepse zgjedhjet e Edi Ramës nuk kanë qenë kurrë të tilla.
BE-ja kërkon “mbikëqyrje efektive dhe të papenguar parlamentare, përfshirë komisionet hetimore”; një të drejtë që Rama ia ka mohuar sistematikisht opozitës.
BE-ja kërkon edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që Rama i ka injoruar, vonuar ose nuk i ka zbatuar fare.
Grupkapitulli i Themeloreve hapet i pari dhe mbyllet i fundit.
Por pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat”, përmbyll Bardhi.
Komente












Zoti Bardhi ngelet duke i rene fyellit ne te njenten melodi nderroje nje here se muzika behet e merziteshme si kuzika qe jep 112 tek top cen qe vene te njenjtat kenge per dy osé tre muaj.Edhe ju te opozites te njenjtat fjale nga mengjesi ne darke .E merzitet kte popull me te njenjtat fjale
Përgjigju