Miratimi i ndryshimeve të dy ligjeve të reformës, reagon Drejtësia: Fuqizojnë institucionet e reja të bëjnë detyrën

Miratimi i ndryshimeve të dy ligjeve të reformës, reagon Drejtësia: Fuqizojnë institucionet e reja të bëjnë detyrën

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi. Sipas Ministrisë së Drejtësisë më në fund pas përpjekje intensive për të nxitur bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës, Komisioni i Ligjeve ka mundur t’i diskutojë dhe miratojë në parim nen për nen.

Ministria e Drjetësisë u përfaqësua në komision nga zëvendës ministrja Fjoralba Caka, e cila theksoi se ndryshimi i tyre në pajtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Ministrisë së Drejtësisë për të shmangur problemet e krijuar nga boshllëqet ligjore që vinin nga shfuqizimi i pjesëve të veçanta.

Caka shprehu bindjen se këto dispozita jo vetëm do të plotësojnë vakumin ligjor dhe do të jenë në pajtim me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, por edhe do të ndihmojnë institucionet e reja të drejtësisë në zbatimin e kompetencave që u kanë dhënë Kushtetuta dhe ligji.

Teksa bëri një rezyme të përgjithshme, ajo risolli edhe njëherë në vëmendje punën e bërë:

Pavërësisht boshllëkut ligjor, Ministria e Drejtësisë ka shprehur vullnet në dërgimin e 12 rasteve për procedim disiplinor para KLD-së gjatë periudhës transitore. Po kështu, pas krijimit të KLGJ, ministrja Etilda Gjonaj i ka rekomanduar publikisht KLGJ-së marrjen e masave disiplinore për gjyqtarë të caktuar që kanë vepruar haptazi në kundërshtim me ligjin. Në veçanti, Ministria e Drejtësisë, si në grupin e punës ashtu edhe në qëndrimin e saj publik ka përkrahur emërimin e magjistratëve të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe akomodimin me përparësi të tyre në sistemin e drejtësisë, me qëllim plotësimin në kohë të vakancave. Sikurse është rregulluar edhe në dispozitën kalimtare të ligjit 96/2016, procesi i emërimit të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistaturës, fazë që sipas ligjit është parësore, nuk do të ndërvaret nga përfundimi i procedurave të transferimit paralel dhe/ose të ngritjes në detyrë për magjistratët. Paketa e ndryshimeve të dy ligjeve është në linjën e urdhërimeve të vendimit të GJK dhe për këtë arsye Ministria e Drejtësisë është shprehur dakord”, u theksua ndër të tjera në mbledhjen e Ligjeve.

Ndër të tjera, kreu i komisionit Ulsi Manja teksa vlerësoi vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë, siguroi se mazhoranca është e hapur që me mbështetje të ndërkombëtarëve të korrigjojë ligje të posaçme të reformës.

“Mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm edhe sa i përket ndryshimeve në ligjeve të tjera të reformës në drejtësi që do t'i diktojë nevoja e zbatimit praktik të zbatimit të ligjeve”, u shpreh Manja.

Pritet që në seancën plenare të ditës së enjte këto dy projekt ligje të hidhen për votim për të marrë 84 votat e nevojshme. Me ndryshimet e 22 neneve, Parlamenti i hap rrugë KLGJ dhe KLP marrjen e  masave disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale