Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të Projekt Rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Meta shkruan se nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që shton se nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184. Po ashtu presidenti shton se votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim.
‘Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.’- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Komisioni i jashtëm i PE miraton amendimet e PPE: Ndjekje penale për shitblerjen e votës (Rezoluta pa ndikim në vendim e BE për mbajtjen e Konferencë Ndërqeveritare)
