Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha është takuar në Bruksel me Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në PE, pas miratimit të rezolutës nga Komisioni i Jashtëm.
Hoxha shkruan se e ka falënderuar raportuesin ndërsa thekson se miratimi i rezolutës “përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.”
Ai shton se kanë biseduar edhe për ecurinë e procesit të negociatave me BE-në dhe rëndësinë e vijimësisë së reformave.
“Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes”, përfundon Hoxha.












Komente
Komento