TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha përshendet liderët e Bashkimit Evropian të cilët miratuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.Sipas njoftimit për medita, miratimi është bërë sot gjatë samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Më 24 qershor, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord në Luksemburg për t’i dhënë unanimisht statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE, kanë vendosur unanimisht që të miratojnë raportin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat.MIE përshendet dhe miratimin e Juncker në krye të KE.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com