TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro dhe pa praninë e opozitës ndryshimet në Arsimin e Lartë. Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka theksuar gjatë fjalës së tij se këto janë vetëm hapat e parë në reformën e thellë në arsim dhe shëndetësi. Ky ligj vendos një nga elementët bazë të rifutjes të konceptit shkencor në arsimin mjekësor.
 
Sipas Pezës ky ligj synon të forcojë lidhjen e bashkëpunimit mes Qendrës Spitalore dhe Universitetit Mjekësor duke garantuar më të mirën në shërbimet mjekësore në vendin tonë.
 
Ndryshimet dhe shtesat në këtë ligj përfshijnë 7 nene që i hapin rrugë rifutjes së departamentit shkencor me dy lloj aktivitetesh, mësimore dhe kërkimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)