TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka diskutuar dhe ka miratuar në parim projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”. Deputetja Felaj tha se tha se nuk është hera e parë që i bëhen ndryshime këtij ligji, dhe sipas saj këto ndryshime janë bërë për rritjen e performancës. Sipas deputetes socialiste mungesa e transparencës dëmton procesin e llogaridhënies.
 
“Mungesa e transparencës prek drejtpërsëdrejti procesin e llogaridhënies. Në këshillin e magjistraturës emërohet një anëtar nga KLD dhe një nga Prokurori i Përgjithshëm. Pavarësisht, këta nuk përfaqësojnë të gjithë, ndaj ne propozojmë të vijnë nga konferenca e gjyqësorit dhe këshilli i prokurorisë”, tha deputetja Felaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)