Miratohen ndryshimet në Kodin
Penal për armëmbajtjen pa leje 

Miratohen ndryshimet në Kodin<br />Penal për armëmbajtjen pa leje 
Kuvendi miratoi dje me shumicën e votave të opozitës dhe mazhorancës zbutjen e dënimeve në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve. Ky ligj mori 99 vota pro dhe votën kundër të Eduard Halimit. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij para parlamentit tha se shqiptarët duhet të mbajnë armë me leje.

Unë them që shqiptarët duhet të mbajnë armë, me leje sigurisht. Se di duhet bërë kjo, hajde ta diskutojmë. Të gjitha krimet janë bërë me armë pa leje, jo nga ato me leje. Zbutja e kodit penal për armëmbajtjen pa leje në këtë kohë kur rendi është përtokë, për mua është gabim”- tha Halimi.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nënvizoi dje nevojën emergjente për miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal lidhur me masën e dënimit për armëmbajtje pa leje. Miratimi i ndryshimeve në kodin penal u cilësuan “të domosdoshme” nga ministri i Drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka në esencën e tij një element, kthimin në normalitet të parimit të proporcionalitetit, që do të thotë ta dënosh dikë në përputhje me krimin që bën. Dhe ne kemi bërë ekzaktësisht këtë gjë, kemi marrë të gjithë nenin e armëmbajtjes pa leje dhe e kemi kthyer në logjikën proporcionale. Kanë qenë dënime nga 3 deri në 7 vjet p.sh për paragrafin e parë dhe ne e kemi bërë deri në dy vjet. Bëhet fjalë për burg, jo për kamp pushimi dhe po flasim për armëmbajtje dhe jo për ndonjë krim tjetër. Kemi pasur deri në 25 vjet për armëmbajtje pa leje, e paprecedentë, njësoj si për terrorizëm. Jemi munduar ta kthejmë në normalitet të gjithë nenin e Kodit Penal që flet për armëmbajtjen pa leje dhe dua te theksoj se emergjenca e miratimit të këtij ligji ka atë bëjë me zbatimin në praktikë, sepse kapen njerëz përditë me armëmbajtje pa leje dhe nuk dënohen dot për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar këtë nen”.

Kodi
Qeveria i kishte propozuar Kuvendit në 30 qershor ulje të ndjeshme të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve. Këshilli i Ministrave u kërkoi deputetëve ndërhyrje në Kodin Penal, për të zbutur dënimet, të cilat i ashpërsoi ndjeshëm vitin e shkuar. Këto ashpërsime nuk u mirëpritën, dhe u apeluan në Gjykatën Kushtetuese, e cila shfuqizoi ndryshimet e bëra nga Kuvendi me kërkesë të qeverisë. Tashmë, pas vendimit të Kushtetueses, qeveria dhe Kuvendi ishin të detyruara të ndërhyjnë në Kodin Penal dhe të ulin dënimet. Qëllimi kryesor i këtij projektligji që dje u miratua është plotësimi i vakuumit ligjor të krijuar në Kodin Penal, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 shkurt 2016. Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e paragrafëve të pestë dhe të gjashtë, të nenit 278, të Kodit Penal, shtuar në vitin 2013 dhe 2014 nga Kuvendi me propozim të qeverisë.
 
Si ndryshojnë dënimet për armëmbajtjet

Prodhimi, shit-blerja, apo transporti i municioneve luftarake pa leje
Ishte 7-15 vjet

Bëhet 5-10 vjet
 
Armëmbajtja pa leje në banesë
Ishte 1-5 vjet

Bëhet 1-3 vjet
 
Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol
Ishte 5-8 vjet

Bëhet 1-4 vjet

Mbajtja e armët e ftohta dhe tregtimin e tyre
Ishte 3-8 vjet

Bëhet 1-5 vjet 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri