Miratohen me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Rama konfirmon shumicën e cilësuar, ja opozitarët që votuan pro (EMRAT)

Shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 me Kodin e ri Zgjedhor, që reflekton edhe një nga kërkesat e tyre, listat e hapura. Parlamenti ka miratuar më 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim ditën e sotme ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke përmbyllur në këtë mënyrë një rrugëtim të gjatë të Reformës Zgjedhore, një reformë kyçe jo vetëm për demokracinë në vend, por edhe integrimin dhe kërkesë specifike e faktorit ndërkombëtar. 

Ajo që vihet re është se përtej kërcënimeve si një kod i njëanshëm se nuk do votohen nga opozita parlamente dhe debateve të ashpra në Kuvend, ku nuk u la fjalë pa thënë, në fakt kryeministri Edi Rama konfirmoi shumicën e cilësuar për votimin e saj duke marrë 13 vota plus mbi 84 votat që duheshin për miratim.

Mazhoranca kishte vetëm 74 vota dhe miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ndërsa ai u miratua me 97 vota pro duke bërë që 23 deputetë të tjerë të kuvendit t'i bashkoheshin mazhorancës në votimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Depotetët e opozitës paralamentare që votuan pro janë: Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Arlind Çaçani, Arben Elezi, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Selami Jenisheri, Lefter Koka ,Aurora Mara, Nimet Musai ,Klajdi Qama ,Enver Roshi, Edmond Rrushi , Krenar Rryci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Ylli Shehu, Vasil Sterjoski.

Te gjithe deputetët që votuan pro janë Sadri Abaz, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli, Taulant Balla, Besnik Baraj, Vilma Bello, Ilir Beqaj, Ismet Beqiraj, Dritan Bici, Robert Bitri, Edlira Bode, Eugen Bojaxhiu, Erjon Brace, Ediola Braha, Spartak Braho, Xhevid Bushaj, Ditmir Bushati, Ervin Bushati, Klodilta Bushka, Arlind Çarçani, Bujar Çela, Bledar Çuçi, Jurgis Çyrbja, Tom Doshi, Artemis (Malo) Dralo, Luan Duzha, Antoneta Dhima, Milva Ekonomi, Arben Elezi, Bashkim Fino, Eglantina Gjemeni, Damina Gjiknuri, Ramaza Gjuzi, Blerina Gjylameti, Majlinda Halilaj, Luan Harusha, Elona Hoxha, Alket Hyseni, Vasilika Hysi, Elio Husko, Ardiana Jaku, Selami Jenisheri, Arben Kamami, Blendi Klosi, Mimi Kodheli, Lefter Koka, Ardit Konomi, Mirela Kumbaro, Evis Kushi, Reme Lala, Edmond Leka, Pandeli Majko, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Aurora Mara, Andrea Marto

Deputetët që votuan kundër janë Adriatik Alimadhi, Amra Barova, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Korab Lita, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi dhe Halit Valteri

Ajo që vihet re është se Rudina Hajdari ka abstenuar se bashku me  Edlira Hyseni, Jakim Halili, Ervis Meço, Kostaq Papa, Alban Zeneli.

Ndersa qe nuk moren pjese ne votim jane Andi Përmetin, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelon, Koçi Tahirin dhe Besnik Troplinin.

Cfarë bie në sy nga lista e deputetëve të opozitës që votuan pro këtyre ndryshimeve në Kod është fakti që janë pikërisht ata deputetë të cilët kanë qenë më pak aktivë në jetën parlamentare, si psh, Majlinda Halilaj e njohur nga shqiptarët vetëm nga fjalimi i saj plot gabime në foltoren e Kuvendit. Edhe Klajdi Qama njihet si deputeti që vazhdimisht jep votën pro PS. Emri i tij njihet në media pasi  babai i tij është shpallur në kërkim nga Policia, për nxjerrjen e paligjshme të gurëve në Malin e Tomorit, po ashtu deputeti Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve, Aurora Mara, Ramazan Gjuzi kanë dhënë votën pro.  Ndërkohë, kanë votuar edhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës Edmond Stojku dhe Nimet Musai, njësoj siç paralajmëruan në Komisionin e Ligjeve.

Procesi i votimi është kryer me fletë, proces i nisur që në fillim të seancës dhe bijon ende ku deputetë hedhin votën e tyre në kutitë e votimit. Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkaka të pandemisë dhe nuk i kanë karta e tyre të votimit elektronik.

Cilat janë ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e sotme? Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik. Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike.

Renditja e listës 

Lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume votat parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Ky ''pragu'' me amendamentet e reja të propozuara sot nga Partia Socialiste është ulur në një maksimum prej 10 mijë votash.

Shpërndarja e mandateve

Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota. PSH: Nëse në Korçë herësi për një deputet të PS është 11 mijë vota dhe PS ka marrë 5 deputetë, kandidati poshtë listës fituese duhet të marrë te pakten 10 mijë e një vota për tu bërë deputet dhe të ketë më shumë vota se kandidatët e listës fituese.

Hersi ose ndryshe mesatarja e numrit të votave, që duhet për të zgjedhur një deputet në rastin e draftit të PS prej 10 mijë votash do të vleje vetëm për ato qarqe që mandati i deputetit i kalon 10 mijë votat. PSH: Nëse në Vlorë, ku herësi është 8 mijë vota dhe PS ka fituar 5 deputetë, kandidati që është poshtë listës fituese duhet të marrë 8 mijë e 1 vota preferenciale për të shkuar në listën fituese. Ky rregull nuk zbatohet vetëm nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë së përfaqësuar, duke siguruar kështu edhe kuotën gjinore.

Koalicionet

Me ndryshimet e miratuara, partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021,  në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Zbardhen emrat/ Kush janë deputetët që votuan Pro dhe Kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Report Tv ka zbardhur emrat e deputetëve që kanë votuar kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Depotetët e opozitës paralamentare që votuan pro janë: Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Arlind Çaçani, Arben Elezi, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Selami Jenisheri, Lefter Koka ,Aurora Mara, Nimet Musai ,Klajdi Qama ,Enver Roshi, Edmond Rrushi , Krenar Rryci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Ylli Shehu, Vasil Sterjoski

Deputetët që votuan kundër

Adriatik Alimadhi

Amra Barova

Fatjona Dhimitri

Gjetan Gjetani

Ralf Gjoni

Kujtim Gjuzi

Elda Hoti

Korab Lita

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Erion Piciri

Artur Roshi

Zef Shtjefni

Suzana Topi

Halit Valteri

Te gjithe deputetët që votuan pro

Sadri Abazi

Arben Ahmetaj

Anastas Angjeli

Taulant Balla

Besnik Baraj

Vilma Bello

Ilir Beqaj

Ismet Beqiraj

Dritan Bici

Robert Bitri

Edlira Bode

Eugen Bojaxhiu

Erjon Brace

Ediola Braha

Spartak Braho

Xhevid Bushaj

Ditmir Bushati

Ervin Bushati

Nimet Musai

Klodilta Bushka

Arlind Çarçani

Bujar Çela

Bledar Çuçi

Jurgis Çyrbja

Tom Doshi

Artemis (Malo) Dralo

Luan Duzha

Antoneta Dhima

Milva Ekonomi

Arben Elezi

Bashkim Fino

Eglantina Gjemeni

Damina Gjiknuri

Ramaza Gjuzi

Blerina Gjylameti

Majlinda Halilaj

Luan Harusha

Elona Hoxha

Alket Hyseni

Vasilika Hysi

Elio Husko

Ardiana Jaku

Selami Jenisheri

Arben Kamami

Blendi Klosi

Mimi Kodheli

Lefter Koka

Ardit Konomi

Mirela Kumbaro

Evis Kushi

Reme Lala

Edmond Leka

Pandeli Majko

Ogerta Manastirliu

Ulsi Manja

Aurora Mara

Andrea Marto

Nuk kanë marrë pjesë në votim

Rudina Hajdari

Enada Kapllani

Ligoraq Karamelo

Andi Përmeti

Koçi Tahiri

Besnik Troplini

Deputetët që absteniuan

Edlira Hyseni

Jakim Halili

Ervis Meço

Kostaq Papa

Alban Zeneli

(Kliko këtu lexuar si kane votuar deputetet shqiptarë për ndryshimet në Kodin  Zgjedhor)

Ora 14:17
23 vota të opozitës i bashkohen ndryshimeve të Kodit, Rama: As janë blerë dhe as janë tradhtarë (VIDEO)

Pas votimit të Kodi Zgjedhor, kryeministri Rama tha jashtë ambienteve të Kuvendit se ata opozitarë nuk janë as tradhtarë dhe as janë blerë nga PS siç akuzojnë kolegët e tyre në opozitë. Rama tha se të gjitha palët u përfshinë në proces, por që nuk priste që të gjithë ta votonin.

"O janë blerë o janë tradhtarë, kanë opinionin e tyre të ndryshëm nga i disa të tjerëve. Nuk janë kështu. BE nuk ka kërkua një reformë zgjedhore konsensuale, por gjithëpërfshirëse dhe kjo është reforma më gjithëpërfshirëse. Nuk kujtoj asnjë rast kur PD ose PS nuk ka qenë në parlament. Konsensusin për votën e përcakton Kushtetuta, jo lumturia e Lulit apo depresioni i Ilirit, nëse janë 84 vota kalon Kodi Zgjedhor, nëse janë 93 vota ndryshon Kushtetuta. Gjithëpërfshirja është që i ke përfshirë në proces, jo që të gjithë të votojnë. PD ka fituar komisionet siç i donte dhe do votojmë edhe ata që do PD-ja", tha Rama.

Ora 13:59
Ndryshohet Kodi Zgjedhor me 97 vota pro, Hajdari sulmon kolegët: Opozitarët aty janë rastësisht, unë bëra gjithçka munda (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka sulmuar kolegët e sa, duke thënë se opozitarët në kuvend kanë ardhur rastësisht kështu, duke e komentuar në këtë formë ata që votuan pro draftit të PS-së për Kodin Zgjedhor, Ajo tha se bërë gjithçka, por nuk e ndaloi dot.

"Ju e patë që ia bllokova foltoren sepse shpreha revoltën e shqiptarë. Ishte personi që bëri premtimin se do i rikthente sovranitet popullin duke hapur listat, dhe ai nuk e bëri këtë. Vuri mbi interesat e shqiptarëve , interesat e një grupi njerëzish. Ndaj sot qëndrova deri në fund se këtë mjet kam në dorë , u përpoqa me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë proces, kishte shansin që të ndalonte seancën plenare. Formula që ata sollën ishte një forcë politike. Ju e kuptoni, që këtu opozitarët kanë ardhur rastësisht, unë mbaj përgjegjësi për votën time. Kam bërë koalicion me qytetarët, nuk jam këtu për pazare, si Rama. Kjo betejë nuk bëhet për një karrige", tha Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/10/2020 08:01

    O TA RRAS LALA;Edi Rama mund te jete çun Tirone por ti je nje katunar Skrapari,keshtu qe nuk mund te matesh asnjehere me Berishen.

    Përgjigju
  • asl: 06/10/2020 06:30

    Rudina e drodhi vetem per te mos votuar po.Turp femer pa taban,por eshte ajo fjala:çte mbjellesh do korresh.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 05/10/2020 16:46

    Medemek LSI shkoi ne te semes?

    Përgjigju
  • 007: 05/10/2020 16:44

    Vajza e mamit...

    Përgjigju
  • Zani: 05/10/2020 16:00

    BRAVO TOSI VETEM TI IA NXJERR ZORRET PERJASHTA LSI....KOMENTET E TUA JANE BRILANTE NDAJ LSI....

    Përgjigju
  • Erjola Agolli: 05/10/2020 15:23

    Ka shume te drejte per ato qe thote, jane te gjitha te verteta. Prandaj kane ikur, po ikin dhe do et ikin te gjithe intelektualet shqipetare. Ata duan popull injorant qe te bejne cte duan. Mjerre Shqiperia!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 05/10/2020 14:31

    O BASTARDI SALMUT TA RRRRASI EDI RAMA O ÇUNI ANALFABETES SHEQERE. EDIBRAMA ËSHTË DJAL TIRANE NGA FAMILJE INTELEKTUALE O SALI HALE.

    Përgjigju
  • Tosi: 05/10/2020 14:08

    Me ne fund particka qe me 4 deputete te blere me gjela deti ne Fier mori gjysmen e qeverise ne kohen e Sales iku tani per lesh dhije. Cizmeparticka e Nafije dybekut te leshitlikes, babaxhikes , qe emeroi ministra dhe drejtore superhajdute sot te gjithe te pandehur, qe rrenuan buxhetin e shtetit me tendera fallco dhe i lane rruget rrugeve. I perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te haremit erotiko naziskino te Jales Kejdi dhembcakallja, Erisa hundpinokja, Floida surratufoja, Klajda surrattepsija, Nora bythderrja. Me ne fund gruaja me gojepiset e planetit, femra me e urryer per shqiptaret ne koshin e plehrave te historise, mbeshtetja per Nafije dybekun e leshitlikes ne nivele historike 0.01% shkofte ne ferr leshelija.

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 05/10/2020 16:48

      Bobo sa pune do kem une tani me Moniken

    • Titi: 05/10/2020 14:26

      Hahahahhahah ca super komenti. As do hiqja as te shtoja asgje. U rrenua particka e çizmes aka “qeni pekinez” plot botoks

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin