Miratohet bonusi i mjekëve/ Përfitojnë ata që shkojnë në rrethe

TIRANË- Qeveria ka miratuar fondin prej 2.5 milion lekësh për bonusin e mjekëve, për të gjithë ata që do të shkojnë me shërbim në spitalet rajonale.

Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, pjesë e bonusit do të jenë të gjithë ata mjekë specialistë që do të dërgohen për periudha të caktuara për të punuar në spitalet e qyteteve të tjera, ku përveç pagës do të përfitojnë dhe bonus.

Bonusi arrin deri në 250 000 lekë në muaj, ndërsa vlera e tij do të përcaktohet rast pas rasti nga Ministria e Shëndetësisë.

"Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave",-thuhet në VKM.

Për këtë vendim të qeverisë ka reaguar dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

"Qeveria ka vendosur sot vijimin e financimit për Programin e mbështetjes me bonusin 2.5 milion lekë mbi pagën, për mjekët specialistë, që ofrojnë shërbim në spitalet rajonale apo bashkiake ku ka nevojë për shërbime të specializuara. Deri tani 23 mjekë specialistë kanë përfituar nga iniciativa financiare e qeverisë për mbështetjen e mjekëve specialist", shkruan ajo.

Me anë të bonusit, synohet mbështetja e mjekëve, por dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore afër vendbanimit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg