TIRANË – Bashkia e Tiranës ka tashmë buxhetin e saj, por pa projektin e shpronësime të bulevardit të ri. Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar vetëm me 29 votat e të majtëve, që të ndajë projektin e shpronësimeve të bulevardit të ri, nga projektbuxheti i bashkisë.
Që do të thotë se nga ky moment, bashkia e Tiranës do të mund të bëjë investimet, ndërsa do të të rishikojë edhe shumën prej 580 mln lekësh të lënë në dispozicion të shpronësimeve. Kërkesa ka ardhur nga të mjatët, pasi pjesa e projektbuxhetit që përcaktonte vlerën e shpronësimeve, ishte kthyer për rishikim nga prefekti, ndërsa të djathtët kanë këmbëngulur se kjo bëhet vetëm për arsye politike
Ndërkaq gjatë kohës që diskutohej buxheti banorët e zonës ku do të kalojë bulevardi i ri i Tiranë janë ngritur në protestë pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës, pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak duke kërkuar anullimin e pikës 2 të buxhetit të bashkisë së Tiranës, për shpronësimin e tokave të tyre, pasi shtëpitë e tyre janë ende të palegalizuara. Kërkesa e tyre u miratua nga të majtët pas debateve mes palëve. Si rrjedhin, mbledhjen tjetër të Këshllit bashkiak të Tiranës do të diskutohet një akt i Prefektit që ngre këtë problem.
Vendimi për shpronësimin është marrë nga Qeveria Berisha dhe banorët kërkuan anullimin e tij nga kryebashkiaku Basha deri në hipotekimin e banesave të tyre.
Njeri prej protestuesve tha: “Vendimi i Këshillit Bashkiak nuk ka qënë i drejtë. Të tjerë emra ka VKM-ja e Berishës dhe të tjerë emra ka në terren. Ne kërkojmë të bëhet legalizimi dhe vlerësimi i pronave tona dhe pas kësaj, të punohej me projektin, ndaj të cilit ne nuk jemi kundër.
Na e gjeni kryetarin e Bashkisë së nuk po e gjejmë, që të rrëzojmë bashkë atë VKM. Ne nuk mund të rrëzojmë VKM-në e Berishës; bashkia sot drejtohet nga Eno Bozdo, një i emëruar nga Partia Demokratike.
U bëj thirrje këshilltarëve të bashkisë që të çmontojnë pikën nr.2 të bërjes së bulevardit. Pyetini këta të bashkisë a i marrin rrogat? Se atyre nuk u janë bllokuar pagat, kurse buxheti ynë thonë nuk është zhbllokuar.
I bëjmë thirrje Bashkisë të shkojë tek ALUIZNI, tek Artan Lame dhe të zhbllokojë situatën. Ky është një skandal i madh; që të gjitha mediat instrumentualizojnë problemet politike dhe nuk merren me problemet tona sociale.
Ne kërkojmë që buxheti i Bashkisë të heqë zërin e shpronësisë, sepse ne nuk kemi ende shtëpi të legalizuar mbi këto prona.
Ne kërkojmë më parë legalizimin dhe pastaj rivlerësimin e tokës dhe shtëpisë në fund do t’i themi Edi Ramës që në e kemi mbështetur. Ligjet janë bërë për këtë njërëz që kanë dy-tre shtëpi të bëra me lekë të paparë, jo për që ne kemi vetëm një, që do ta mbrojmë me gjak.
Prefekti nuk ka çfarë të ndërhyjë në këtë situatë, sepse nuk ka kompetencë; tagrin e kanë këta zotërinj të parlamentit të qytetit të Tiranës. U kërkojmë atyre të kthejnë grupet e punës në terren,”- përfundoi ai.
MBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK I TIRANË DREJTUAR NGA ENO BOZDO
Këshilli bashkiak i mbledhur ka diskutuar nëse në rendin e ditës duhet të përfshihet edhe letra e shqetësimit të ngritur nga Prefekti i Tiranës që të rishihen shifrat e shpronësimit në zonën e bulevardit të ri të Tiranës.
SALIANI: TË MOS E MBAJMË PENG BUXHETIN ME NJË PIKË
Fillimisht ne duhet të konfirmojmë nëse akti i Prefektit është konfirmuar dhe ta rishqyrtojmë, por ne e dimë që ai akt nuk është miratuar. Sugjerojmë që të kalojmë pikat e tjera të buzhetit me qëllim që të vazhdojnë projekte, në të kundërt ky akt për disa llogaritje që duhen bërë, mund ta mbajë peng buxhetin.
KOSOVRASTI: NE E KEMI TE MIRATUAR BUXHETIN
"Prefekti thotë se vendimi për buxhetin konfirmohet, por ka një shqetësim. Ok, ta shikojmë këtë element" deklaroi Kosovrasit. Ish kryetari i Këshillit bashkiak, demokrati Kosovrasti nguli këmbë se ishte pa kuptom futja e letrës së prefektit në rendin e ditës. Sipas tij, buxheti ishte i miratuar dhe zbatimi i tij duhet të kishte filluar.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com