Miratohet drafti, institucionet
'detyrohen' për të dhënë informacion

Miratohet drafti, institucionet<br />'detyrohen' për të dhënë informacion
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nen për nen projektligjin “Për të drejtën e informimit” që parashikon detyrimin e institucioneve për të dhënë informacion brenda një harku kohor prej 10 ditësh nga depozitimi i kërkesës. Në të kundërt ky projektligj parashikon gjoba për personat përgjegjës që nuk dorëzojnë informacionin deri në 6 paga të rrogës së tyre.
 
Pikërisht neni 18 dhe ai 21 i këtij ligji, ku parashikohen gjobat, ishin subjekt i debatit në komision.

“Për kundërvajtjen administrative të parashikuar në nenin 18 komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, vendos mbi personat përgjegjës gjobë, nga 1 deri në 6 muaj”, Edlira Jorgaqi, Drejtore në Ministrinë e Drejtësisë.
 
“Mund ta kufizojnë të drejtën e informimit dy zyrtarë ku njëri e ka pagën po themi 40 mijë lekë të reja në muaj dhe njëri e ka 150 mijë ose një milion e gjysmë të vjetra në muaj dhe një pagë e këtij gjobë po themi nuk është njësoj me një pagë të këtij. Në thelbin e vet ligji nuk i ndëshkon njësoj dy zyrtarë”, tha deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi.
 
“Edhe ai që ka pagën 40 mijë edhe ai që ka pagën një milion kur komisioneri të vejë të dyve gjobën nga një milion nuk do rëndohen të dy njësoj, një do rëndohet më shumë se ka pagën 40 mijë , tjetri do rëndohet më pak se ka pagën një milion edhe po të vëmë kuotën një deri në tre milion”, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
 
Ligji parashikon që kompetencën për vënien e gjobave ta ketë Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe se personi i cili kërkon informacion nuk është i detyruar që të japë motivet e kërkimit të informacionit në fjalë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën