Miratohet fondi shtesë prej 62 mln
lekësh për pritjen e Papës në Tiranë

Miratohet fondi shtesë prej 62 mln<br />lekësh për pritjen e Papës në Tiranë
TIRANE - Kanë filluar përgatitjet e qeverisë, për ardhjen e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator, Ditën Botërore të Paqes. Qeveria miratoi sot një shtesë në buxhetet e ministrive të Transportit dhe Kulturës, lidhur me organizimet për pritjen e Papës.

Kështu në vendimin e marrë sot, do të ketë një shtesë prej rreth 22 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Transporteve, për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës “Petania” në Bubq.

Gjithashtu një fond prej rreth 39.5 milionë lekësh i është shtuar buxhetit të Ministrisë së Kulturës me qëllim mbulimin financiar të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë shqiptare:
 
VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR DHE MINISTRINË E KULTURËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE QË DO TË KRYHEN NË KUADËR TË ORGANIZIMIT TË PUNËVE NË VIJIM TË ARDHJES SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit  nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.    Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 22 709 962 (njëzet e dy milionë e shtatëqind e nëntë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës “Petania”, në Bubq, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.
2.    Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 39 530 820 (tridhjetë e nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, me qëllim mbulimin financiar të realizimit të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014.
3.    Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.
4.    Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Sekretariati Teknik i Komisionit Shtetëror  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni