Miratohet harta e re: Shqipëria 
me 61 bashki, PDIU në komision

Miratohet harta e re: Shqipëria <br />me 61 bashki, PDIU në komision
TIRANE - Harta e re territoriale e Shqipërisë do të ketë 61 Bashki. Ky është varianti përfundimtar i miratuar nga Komisioni parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale, i cili mbylli veprimtarinë e tij për herë të parë edhe me pjesmarrjen e PDIU-së, partisë së parë opozitare që thyen bojkotin dhe i bashkohet konsensusit për këtë reformë duke dhënë votën e vetme pro nga radhët e opozitës për këtë ndarje të re të territorit.
 
Ndarja e re territoriale e Shqipërisë, i përafrohet variantit të 5-të të mazhorancës me 63 njësi, edhe pse aktualisht më i diskutuari për shumicën, ishte varianti me 47 njësi vendore. Ky ndryshim i mazhorancës në mbledhjen e fundit të komisionit, vjen si një konsensus i ofruar edhe një herë ndaj opozitës, duke pasqyruar propozimet e dhëna nga PDIU-ja.

Janë 14 bashki që i shtohen propozimit me 47 njësi që diskutonte mazhoranca. Ministri për Cështjet Vendore Bledi Cuci renditit njësitë e reja që do të konfigurohen në hartën përfundimtare të territorit të Shqipërisë.

Qarkut të Shkodrës i shtohet bashkia e Fushë-Arrëzi 
Dibrës i shtohet bashkia e Klosit
Tiranës i shtohet bashkia e Vorës dhe ajo e Rrogozhinës
Elbasanit i shtohet bashkia Belsh dhe Prrenjasi
Beratit i shtohet Bashkia Ura vajgurore dhe Policani
Vlorës i shtohet bashkia e Selenicës dhe Konispolit
Gjiorokastrës i shtohet Bashkia Libohovë, Memaliaj dhe e Kelcyrës
Fierit i shtohet bashkia e Roskovecit


Por për Idrizin, pjesmarrja e tij në komision, përkthehet në një përpjekje për të arritur konsesusin midis dy forcave të mëdha politike.

Ndërsa mori përshëndetjen e Bashkimin Finos, kryetarit të Komisionit të reformës Territoriale,  Idrizi tha se PDIU ka krijuar hartën me 70 bashki, duke shtuar se shpresonte për një dakordësi mes dy forcave të mëdha politike. “Hartën tonë s’do e bëjmë publike as sot, pasi shpresojmë që të gjendet konsensusi. Ne mendojmë se është e gabuar që mazhoranca ta miratoje pa opozitën këtë reforme. Në pjesën e Çamërisë që ka mbetur në Shqipëri, e cila plotëson të gjitha kushtet për të qenë bashki më vete me qendër Konispolin”, -tha Idrizi.

Edhe vetë anëtarët e komisionit kanë pasur paqartësi për këtë hartë të re, sidomos për Bashkinë e Tiranës, të cilës veç Kamzës i shtohen dhe bashkia Vorë dhe ajo e Rrogozhinës.
 
“Bashkia e Tiranës bëhet jashtëzakonisht e madhe dhe mua më duket në kontrast me mënyrën se si do të duhet të funksionojë”, tha Petrit Vasili.
 
Ndërsa Spartako Braho shprehu shqetësim sa i përket bashkive came tha se “duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e termave etnike për ndarjen e re territoriale”

Pas miratimit në komision, varianti përfundimtar i hartës me 61 bashki, do t’i dërgohet për mendim Këshillit të Ministrave. Vetëm pasi të jetë shprehur qeveria, komisioni do të hartojë draftin final, të cilin do ta dërgojë për miratim në parlament në seancën e 31 korrikut, kohë gjatë secilës, mazhoranca ka theksuar se pret deri në minutën e fundit që t’i bashkohet edhe opozita. 

Bashkite qe i jane shtuar variantit me 47 njesi vendore:

1.            Bashkia Fushë – Arrëz
2.            Bashkia Klos
3.            Bashkia Vorë
4.            Bashkia Rrogozhinë
5.            Bashkia Belsh.
6.            Bashkia Prrenjas
7.            Bashkia Roskovec
8.            Bashkia Ura Vajgurore 
9.            Bashkia Poliçan
10.          Bashkia Selenicë
11.          Bashkia Konispol
12.          Bashkia Memaliaj
13.          Bashkia Këlcyrë
14.          Bashkia Libohovë



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'