Eurogrupi miratoi disbursimin e këstit prej 2.8 miliardë euro për Greqinë dhe kësti tjetër me vlerë 4.3 miliardë euro, do të vendoset në takimin tjetër në Bruksel më 13 maj.

Hapat që realizuan autoritetet greke dëshmojnë se afatet e dhëna në mars janë plotësuar dhe kështu disbursimi i 2,8 miliardë eurove, është vënë dakort nga shtetet anëtare të eurozonës, tha kryesuesi i Task Force, Horst Reinchebach duke u referuar raportit të katërt tremujor mbi ofrimin e asistencës teknike në vendin helen.

Komisioneri për çështjet financiare dhe monetare në Këshillin Evropian Olli Rehn, tha se reformat e fundit në adminsitratën publike, lehtësimi i eksporteve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rrugë jashtë gjyqësore do të krijojnë kushtet për një ekonomi greke më konkurrente dhe më të qëndrueshme.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)