Miratohet Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës, Veliaj: Lista e anëtarëve të këshillit i bën nder kujtdo

Miratohet Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës, Veliaj: Lista e anëtarëve të këshillit i bën nder kujtdo

Kryebashkiau, Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për ngritjen e Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës. Në bazë të këtij vendimi ky këshill ka karakter këshillimor dhe vepron pranë Bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projekteve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu këshilli do të ketë një rol vendimmarrës në përcaktimin e kalendarit vjetor të veprimtarive kulturore – artistike dhe sidomos të atyre që tani përbëjnë traditën e qytetit.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës në përbërje të tij do të ketë personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Bien në sy mes 9 anëtarëve të këtij këshilli emra si ai i aktorit dhe Artistit të Popullit, Robert Ndrenika, aktores Yllka Mujo, trajnerit të sportit të futbollit, Ylli Tomorri apo edhe piktorit Helidon Haliti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në prezantimin e këtij vendimi para Këshillit Bashkiak theksoi se përfaqësuesit e këtij këshilli do t’i bënin nder çdo bashkie në vend.

Është një listë që ka edhe një përfaqësim e mbulim të shumë fushave të artit. Jam i sigurt që është një këshill që do të japë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e mëtejshëm të jetës kulturore të qytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Pjesë e vendimit të sotëm të Këshillit Bashkiak ishte edhe miratimi i pagesës së çdo anëtari me 4 500 (katër mijë e pesëqind) lekë për çdo mbledhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë