TIRANE - Në gjykimin e Autoritetit të Konkurrencës, koncesioni i hekurudhës Fier-Ballsh, Fier – Vlorë, është brenda kufijve të ligjit për konkurrueshmërinë e lirë.
Me kërkesë të Ministrisë së Transporteve, Autoriteti ka marrë në shqyrtim përputhjen e këtij koncesioni me ligjet e konkurrencës, duke arritur në përfundimin se Kontrata Koncesioni/Partneriteti Publik Privat e formës ROT rehabilitim, operim dhe transferim për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e infrastrukturës hekurudhore Fier-Ballsh, Fier-Vlore”, nuk bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Megjithatë, në përgjigjen e vet, Autoriteti i Konkurrencës thekson se rezervon kompetencën për të monitoruar sjelljen e kësaj ndërmarrjeje në treg, për të parandaluar dhe identifikuar rastet e abuzimit potencial me pozitën dominuese në këtë treg monopol. Koncesioni 25 vjeccar I hekurudhës Fier-Ballsh, Fier – Vlorë iu dha në fund të vitit të shkuar Shoqërive “ALBSTAR” dhe “Matrix Konstruksion”.
Koncesioni përmban rehabilitimin e hekurudhës, operimin dhe transferimin e rrjetit të transportit në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë.
Vlera e investimit do të jetë afërsisht 20 milionë dollarë.
Koncesioni i ofruar nga Ministria e Transportit përveç lëvizjes së udhëtarëve synon të garantojë transportin e naftës nga rafineritë e Ballshit dhe Fierit në parkun industrial të Vlorës, që është i lidhur me hekurudhën
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com