Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi ndryshimet në marrëveshjen e financimit të programit “Malet drejt tregut” ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Agrikulturës. Programi financohet me një shumë kredie prej 5.86 milionë SDR-sh dhe një grant 260 000 SDRsh, nga qeveria shqiptare me një shumë prej 2 milionë dollarësh dhe përfituesit me një shumë 6 milionë dollarë. Agjencia zbatuese e programit është Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore (MADA). Objektivi i programit është rritja e të ardhurave të ekonomive shtëpiake të varfra duke përmirësuar mundësitë e banorëve të këtyre zonave për të marrë pjesë e punësuar në rrjetet rurale konkurruese dhe tregtare të furnizimit nëpërmjet aksesit në tregje, ekspertizës teknike e financës, si rezultat edhe reduktimi i varfërisë në zonat rurale.
/Shqiptarja.com










