Miratohet ligji në Greqi, do hiqen
mbi 15 mijë punonjës nga puna

GREQI - Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri i cili lehtëson shkarkimin nga puna të punonjësve qeveritarë.

Ligji, që u miratua të dielën do të lejojë largimin e punës së punonjësve civilë për herë të parë në shekull.

Ly ligje u miratuan me 168 vota pro dhe 123 kundër dhe u mbështet nga tre forcat më të mëdha të koalicionit në pushtet.

Më shume se 2 mijë nëpunës civilë do të pushohen nga puna në fund të muajit maj, ndërsa 2 mijë të tjerë në fund të vitit, ndërkaq 11 mijë e 500 në fund të vitit 2014, duke arritur një total prej 15 mijë e 500 personave.

Kjo masë e re është është e fundit në kuadër të masave të ashpra të kursimit, si kusht nga huadhënësit ndërkombëtarë për marrjen e kredive të tjera emergjente në vlerë prej 8.8 miliardë dollarësh.

Ndërkohë menjëherë pas miratimit të këtij plani të ri të reformës administrative ka pasur protesta nga punonjësit civilë përpara parlamenti grek.

Papunësia në vendin helen ka arritur shifrën rekord prej 27.2 për qind dhe sondazhet e fundit tregojnë se shumica e grekëve dëshirojnë reformën në sektorin publik duke u shprehur të pakënaqur nga nënpunësit civilë duke thënë se kanë fituar pozitën e tyre nëpërmjet përkrahjeve politike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime