Ndërkohë ashtu siç pritej, u miratua me 88 vota, harta e re territoriale e Shqipërisë, ku pjesë edhe në këtë projektligj ishte edhe PDIU, ndërkohë që i vetmi që votoi kundër ishte kreu i PBDNJ Vangjel Dule, ndërsa Vangjel Tavo abstenoi.
Gjithashtu në seancën e fundit parlamentare, qeveria miratoi një sërë projektligjesh të tjera, ku me 81 vota pro është miratuar edhe projektligji për policinë e shtetit, çka do të thotë se 4 deputetë të mazhorancës nuk kanë marrë pjesë në votim.
Më poshtë projektligjet e miratuara ditën e sotme në Kuvend:
Projektligji “Për ndarjen Administrativo – Territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. (shumicë e cilësuar) Duhen të paktën 84 vota pro për miratim.
Në parim: 88 pro
1 kundër
1 abstenim
Nen për nen: Miratohet (vetëm Vangjel Dule abstenim)
Në tërësi:
Kundër 1
Pro 88
1 abstenim
Projektligji “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. (shumicë e thjeshtë)
Ne parim: 88 pro
Amendamendi i Luan Ramës dhe Spartak Brahos, nuk miratohet
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 89 vota pro
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””. (shumicë e thjeshtë)
Në parim: 88 vota pro
Nen për nen
Në tërësi: 88 vota pro
Projektligji “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”. (shumicë e thjeshtë)
Në parim: 83 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 83 vota pro
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.222, datë 4.2.2010 “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” të ndryshuar. (shumicë e thjeshtë)
Në parim: 84 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 85 vota pro
Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. (shumicë e thjeshtë)
Në parim: 81 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 82 pro
Projektligji “Për Policinë e Shtetit”. (shumicë e thjeshtë)
Në parim: 86 pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 81 vota pro
“Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të investimeve, për bypass-in e Vlorës”.
Në parim: 82 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 82 vota pro
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe asistencës teknike (GRANT) ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri”. (shumicë absolute)
Në parim: 80 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 82 vota pro
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave
dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit perëndimor dhe BERZH nën fondin e aksionarëve të veçantë të BERZH për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri”. (shumicë absolute)
Në parim: 83 vota pro
Nen për nen:Mitatohet
Në tërësi: 83 vota pro
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011 për projektin “Programi i mbrojtjes mjedisore të Liqenit të Shkodrës”. (shumicë absolute)
Në parim: 84 vota pro
Nen për nen:Miratohet
Në tërësi: 85 vota pro
Projektligji “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës”. (shumicë absolute)
Në parim: 85 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 85 vota pro
Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ,A.S.” (shumicë absolute)
Në parim: 85 vota pro
Nen për nen: Miratohet
Në tërësi: 85 vota pro
Projektvendim “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 93, date 7.4.2011 “Për miratimin e struktures, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, të ndryshuar me vendimin nr.40/2013
Në tërësi: 82 vota pro
Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2013”.
Në tërësi: 84 vota pro
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)