Miratohet ligji për policinë e shtetit
Tahiri: Karrierë vetëm mbi meritën

Miratohet ligji për policinë e shtetit<br />Tahiri: Karrierë vetëm mbi meritën
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një sërë projektligjesh të rëndësishme mes të cilave edhe atë për policinë e shtetit, projektligj ky që mori 81 vota pro dhe asnjë kundër.

Gjatë diskutimeve për këtë projektligj, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se ky ligj e rikthen policinë e shtetit në shinat e meritokracisë. Duke iu përgjigjur interesit të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama se përse janë hequr gradat e nëninspektorit dhe kryeinspektorit, Tahiri tha se ligji i ri ndryshon filozofinë e ngritjes në karrierë, e cila nuk lidhet më me postin, por me meritën.

Pyet Luan Rama: Është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor dhe ka vetëm inspektor, sa është numri që do mbajnë këtë gradë? Çfarë ndodh me punonjësin e policisë kur mbaron afati në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë tjetër?

Tahiri: “Ky ligj nga njëra anë rikthen Policinë e Shtetit në shinat e meritokracisë dhe e përcakton karrierën jo si rrugë të shtrembër ku shpesh qokat, miqtë, nderet zënë më shumë vend se rezultatet, eficenca dhe përkushtimi në detyrë.  Për këtë arsye në një sërë nenesh kemi përcaktuar si rekrutohesh në polici, duke nisur që me arsimin, kemi krijuar modelin e arsimit të lartë duke i bërë dalje mediokritetit.
Në ligjin e mëparshëm s’ishin grada për të përcaktuar shkallën e meritës, por për të njëjtën punë mund të ndodhte që të kishte punonjës policie me grada të ndryshme. Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në një hotel ishin më shë se 800 punonjës, një pjesë e mirë me grada të larta pavarëssht se bënin detyrën e një specialisti të thjeshtë. S’e të punosh aty jo detyrimisht duhet të kesh një gradë të lartë. Kemi ndryshuar filozofinë e ngritjes në karrierë, jo sipas postit po sipas meritës. S’është e thënë të kësh një gradë të lartë që të punosh në Drejtorinë e Policisë”, u shpreh ministri Tahiri nga foltorja e Kuvendit. 

Luan Rama: Insistoj në pyetjet që bëra nuk mora përgjigje për dy pyetjet e tjera: Sa persona pas hyrjes në fuqi të ligjit do të jenë me gradën inspektor?

Tahiri: Rreth 6 mijë punonjës, që sot bëjnë të njëjtën detyrë dhe ndaj duhet të kenë të njëjtën gradë. Ligji i ri nuk parashikon afat qëndrimi në gradë, kështu që shqetësimi juaj,nuk qëndron në rastin e ligjit për Policinë e Shtetit, as ka qenë dhe as do të jetë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni