TIRANE - Parlamenti i Shqipërisë, krahas debateve dhe fyerjeve të rënda që përfshinë seancën e sotme, ka miratuar edhe disa projektligje të parashikuara në rendin e ditës.
Projektligjet janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi seancën pas përjashtimit nga Byroja e Kuvendit të ish-liderit të PD Sali Berisha pas fyerjeve të rënda që ai bëri në drejtim të ministrit Erion Veliaj.
Kështu me 74 vota pro është miratuar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin”.
Po ashtu me 73 vota pro është miratuar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”.
Po me 73 vota pro janë miratuar edhe projektrezolutat “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013” si dhe projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2013”
Në përfundim të seancës, Luan Rama në emër të grupit parlamentar të LSI përsëriti thirrjet e tij për festimet lidhur me 70 vjetorin e çlirimit. Për këtë Rama kërkoi që të mbahet një interpelancë me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi për të shpjeguar përgatitjet që po bëhen për këtë festë.
Megjithatë kryefjala e seancës së sotme ka qenë aksioni i ndërmarrë në Lazarat.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com