Miratohet ndryshimi i ligjit, Ministri i Brendshëm tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit

Miratohet ndryshimi i ligjit, Ministri i Brendshëm tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit

Kuvendi ka miratuar mbrëmë në mesnatë ndryshimin në ligjin për vettingun në policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës në Kuvend shpjegoi mënyrën e re të kryerjes së këtij procesi. Ai tha se ndryshimi i ligjit vjen edhe si reflektim i rekomandimeve të GRECO.

“Organizmi monitorues antikorrupsion dhe padiskutim më seriozi brenda Këshillit të Europës, në raundin e fundit të vlerësimit të integritetit në institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, rekomandoi rishikimin e ligjit, citoj “me qëllim kufizimin e subjekteve duke u përqëndruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë”. Në fund të muajit, delegacioni shqiptar do të raportojë në Këshillin e Europës për përmbushjen e këtij rekomandimi”, tha ministri Çuçi.

Rishikimi i ligjit deklaroi Ministri i Brendshëm është propozuar pas një analize të imtësishme dhe mjaft serioze të rezultateve të matshme dhe të impaktit të procesit të zhvilluar deri tani, proces që siç e dini tha ministri Çuçi, rezultoi të ishte i ngadaltë dhe i kushtueshëm për buxhetin publik.

“Numri i lartë i punonjësve që ishte menduar se duhet të nënshtroheshin Vettingut, rreth 12 mijë, në një farë mënyre krijoi një situatë konfuze, veçanërisht në Policinë e Shtetit, ku ishte dhe numri më i madh. Flisnim për një proces ku afati fundor ishte i paqartë, me riskun e tejzgjatjes përtej logjikës institucionale, një proces që po rezultonte jo efiçent dhe që rrezikonte të cënonte besimin jo vetëm tek subjektet e ligjit, por mbi të gjitha besimin tek publiku”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Duke shpjeguar më tej disa nga risitë e ligjit, ministri Çuçi deklaroi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të jetë struktura përgjegjëse për vlerësimin në radhët e Policisë, Gardës dhe vetë Agjencisë, ndërsa periudha e vlerësimit do të fillojë nga viti 2008 në vijim.

“ILDKPKI, si intitucioni më i specializuar do të bëjë vlerësimin pasuror, duke rritur besueshmërinë e procesit. Është shtuar gjjithashtu detyrimi i subjektit për testin e narkotikëve, si dhe dhënia e mundësisë për strukturën ku bën pjesë subjekti. Shtimi i barrës së provës për subjektin, si element i rëndësishëm i çdo hetimi administrativ”, tha ministri Çuçi duke theksuar se me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve të propozuara, do të sigurojmë zhvillimin e një procesi vlerësimi më të drejtë dhe më real.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!