Miratohet në Komision projektligji ‘për start-up’, bizneset inovative do marrin 10 mln euro në 4 vite! Specialistja: vetëm 2% e start-up janë të suksesshme

Bizneset e reja në fushën e inovacionit (Start-UP), do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit, do të përfitojnë këshillim pa pagesë si dhe do të jenë të përjashtuar nga taksat vendore, taksat mbi pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite. Qëllimi i projektligjit që po diskutohet në komisione është të zhvillojë një model biznesi, inovativ në fusha të caktuara, që do të specifikohen me VKM.

“Mbështetja e inovacionit në fusha prioritar si dhe mbështetja e iniciativave që kanë impakt pozitiv mjedisor apo fuqizimi i grave sipërmarrëse”, Ana Petani specialiste në ministri.

Do të jetë ministria e Sipërmarrjes që do të hapë thirrjen për një fushë të caktuar, dhe startup do të mund të aplikojnë për të zhvilluar idenë e tyre. Por për të aplikuar për të marrë grante, bizneset fillimisht duhet të jenë të regjistruara në regjistrin e Start UP.

“Mënyra sesi këto startup-e do të mbështeten do të bëhet me anë të thirrjeve. Do të hapet një thirrje që do të ketë një temë të caktuar, dhe mbi bazë të tyre do të bëhet edhe mbështetja e startup-eve. Do të hapet regjistri i startup-eve dhe i lehtësuesve nëpërmjet e-Albania dhe një startup apo një lehtësues futet në e-Albania dhe vetëdeklarohet si startup dhe në momentin që hapet thirrja startup-i që është pjesë e këtij regjistri sheh kriteret për të aplikuar. Nëse është një startup që është thjesht në fazë ideje do të financohet më pak sesa një startup që është më i zhvilluar”, tha Petani.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Sipërmarrjes, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, pavarësisht se për këto sipërmarrje po bëhet një ligj i posaçëm vetëm 2% e startup rezultojnë të suksesshme.

“Vetëm 2% e startup-eve janë të suksesshme të cilat marrin financime. Ne jemi shumë koshient për këtë dhe buxheti i shtetit nuk është i cunguar sepse buxheti i shtetit është 10 milionë euro për katër vite, pra janë 2.5 milionë euro në vit. Ne kemi një numër prej 1000 Start UP që janë financuar nga donator të ndryshëm, por vetëm 2% janë të suksesshme”, pohon Petani.

Deri më tani në vend ka munguar një kuadër ligjor që rregullonte aktivitetin e këtyre sipërmarrjeve, dhe drafti është hartuar duke pasur në konsideratë edhe ndikim që teknologjia ka në zhvillimin ekonomik në shumë vende.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër