Miratohet plani kombëtar i
Territorit, ja se çfarë përmban

Miratohet plani kombëtar i<br />Territorit, ja se çfarë përmban
Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit mori miratimin e qeverisë. I hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ai do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë.

Ky plan nuk tregon sa m2 do të ndërtohen në vendin tonë dhe ku. Duke qenë se është e pamundur që në një dokument strategjik të përcaktohen në mënyrë shteruese realizimi i të gjitha investimeve në zona specifike, për të gjithë territorin e vendit.

Në kontekstin ekonomik, plani konsideron territorin si një burim të fundmë dhe bazën për zhvillimin e të gjithë sektorëve ekonomikë, siguron zhvillimin e balancuar, cilësor dhe afatgjatë të tij.

– Siguron një vizion të përbashkët për zhvillimin e politikave të sektorëve të ndryshëm duke shmangur dyfishimin e përpjekjeve nëpërmjet.

– Përcakton hapësirën e përshtatshme për zhvillimin e përshtatshëm ekonomik dhe siguron që kjo hapësirë për zhvillim të jetë në një vend të përshtatshëm në lidhje me infrastrukturën dhe forcën punëtore.

– Plani mundëson shmangien dhe/ose zbutjen e krizave të natyrave të ndryshme me të cilat përballet vendi, si kriza të natyrave financiare, mjedisore, klimatike, etj.

– Krijon një klimë të besueshme për investime afatgjata.

– Promovon përdorime të burimeve të rinovueshme të energjisë.
 
Qëllimet specifike strategjike
-të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore,

të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit –të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe
interesave publike e private,

-të nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit,

-të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me interesat e shoqërisë, instrumentet planifikuese dhe legjislacionin,

-të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë,

-të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit, të hartojnë e të përditësojnë rregullisht instrumente të planifikimit, sipas kërkesave te tregut dhe nevojave sociale,

-të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre për të nxitur planifikimin e harmonizuar e -të integruar të territorit,
-të garantojë, sipas legjislacionit për ndërtimin, zbatimin e rregullave të sigurisë së ndërtimeve dhe të punimeve të ndërtimit për jetën dhe shëndetin e njerëzve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit