TIRANE-  Kuvendi miratoi sot me 74 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim projektligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Të pranishëm në Kuvend ishin 78 deputetë. Opozita nuk ishte e pranishme, bojkotoi seancën

Deputeti socialist Taulant Balla gjatë diskutimit në seancë për këtë pr/ligj kërkoi që reforma e policisë të vazhdojë dhe në Forcat e Armatosura.
 
“Reforma e ndërmarrë në polici duhet të vazhdojë. Qeveria duhet të bëjë reformë në Forcat e Armatosura. Ky ligj ka të bëjë me angazhimin tonë konform BE-së. Të krijohet strukturë e re në FA dhe të ulet numri i personelit”- tha Balla.

Po kështu Balla tha se qeveria nuk duhet të trashëgojë sëmundjen e qeverisë së kaluar ku ndonëse miraton pr/ligjin të vonojë në miratimin e akteve normative siç ka ndodhur me ligjin për nëpunësin civil.

“Ligji që Kuvendi e trashëgon si të propozuar nga qeveria e kaluar. Grupi i PS-së do të votojë pro, por i kërkon qeverisë që mejëherë  pas miratimit të mos përsërisë sëmundjen e vjetër.  Të vendosë një afat konkret për miratimin e akteve ligjor, dhe të mos ngelen.  Le të bëhet praktikë që të shoqëohet dhe me afatet kohore. Qeveria brenda 3 muajve të përgatisë aktet nënligjor, të jetë risi në punën tonë”- tha Balla.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)