TIRANE - Komisioni i ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për disa ndryshime në gjendjen civile. Paketa e re e ndyshimeve prek 16 nene dhe forcon legjislacionin në lidhje me ndryshimin e emrit dhe metodologjinë e regjistrimeve të individëve në regjistra.

Po ashtu janë realizuar disa ndryshime nga komisioni për institucione si ai i prefektit në lidhje me rolin verifikues gjatë proçesit të kontrollit të dokumentacionit të idividëve, që duan te bëjnë ndryshime në gjendjen civile.

Diskutimet janë përqëndruar në një seri çështjesh ku ndryshimet e emrit dhe koha në proçedura kanë pasur një rëndësi të veçantë.

Deputetët në komision kanë kërkuar, që të përcaktohet qartë afati kohor brenda të cilit institucionet realizojnë ndryshimet e kërkuara nga qytetari. Ndërkohë mësohet se përdorimi i emrave nga shtetasit shqiptarë ka një seri aneksesh në të cilat përcaktohen dhe emrat, që nuk mund të përdoren.

Aty bëjnë pjesë emra që fyejnë moralin, që janë të vështirë në shqiptim, si dhe emra familjes të njohura të cilët nuk mund të përdoren. Komisioni gjithashtu do shqyrtonte dhe disa ndryshime në Kodin Penal të cilat nuk u realizuan duke qenë se koha e diskutimet për ndryshime ne ligjin e gjendjes civile morën një kohë më të gjatë seç ishte parashikuar.

(ad.ti/shqiptarja.com)