Miratohet projektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit”

ATSH-Gjergji Mima/ -Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjin "për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë".
Të ftuar në mbledhje ishin Zv.Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sulaj dhe përfaqësues të kësaj ministrie. Relatori i këtij projektligji, Arben Çuko u shpreh fillimisht se ky draft ka kaluar një fazë të gjatë diskutimi me grupet e interesit, përveç ministrisë që kanë marrë pjesë në hartimin e tij.
"Është ngritur njëj grup i madh pune për të shqyrtuar dhe për të bërë rregullimet e nevojshme, nisur dhe nga dy fakte domethënëse. Në radhë të parë është studiuar mirë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ktheu projektligjin e qeverisë së kaluar dhe në radhë të dytë janë studiuar mirë rekomandimet e misionit të OSBE/ODHIR në Tiranë. Në përfundim është arritur një draft i integruar edhe në bashkëpunim me ministrisë dhe institucionet përkatëse. Ju ftoj ta votojmë këtë projektligj", tha Çuko.
Më tej, komisioni vijoi me votimin nen për nen duke bërë edhe propozimet përkatëse për nene të caktuara, duke miratuar edhe në tërësi projektligjin.
Ky projekligj u shqyrtua edhe nga Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Pasi, përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë paraqitën risitë e këtij projektligji, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi shprehu qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
"Në emër të forcës tonë politike, të Partisë Demokratike, ne shprehemi kundër sepse nuk bën procesin e lustracionit i cili është i domosdoshëm për t'u ndarë njëherë e mirë nga krimet e komunizmit", tha Vokshi.
Nënkryetarja e Komisionit, Klodiana Spahiu shprehu qëndrimin në emër të mazhorancës.
"Në emër të forcës politike ne jemi pro këtij projektligji. Përfaqësuesit e Ministrisë e bënë shumë të qartë argumentin e faktit që ky është një hap që fillon me informimin dhe me transparencën dhe argumentimi i drejtorit për faktin që ky lustracion duhej bërë në një periudhë të caktuar kohore dhe tashmë nuk e ka më vlerën", tha Spahiu.
Pas diskutimeve, projektligji "Për të drejtën e Informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë" u miratua me votat e mazhorancës.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21