Miratohet riorganizimi i ministrive në Maqedoni të Veriut! Nga 16 do të rritet në 20

Miratohet riorganizimi i ministrive në Maqedoni të Veriut! Nga 16 do të rritet në 20

Kuvendi

Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar të shtunën Ligjin për Organizimin e Ministrive në Qeverinë e re.

Ligji parasheh që prej 16 ministrive sa janë aktualisht, të jenë 20 ministri.

Për ndryshimet e propozuara nga mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare - Frontit Evropian - duke iu mundësuar partive të shumicës, VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sigurimin e dy të tretave të votave.

Mbështetja e Ligjit nga opozita shqiptare u bë në këmbim të formimit të një komisioni ad hoc në Kuvend, për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë të etniteteve në institucione.

Ndryshimet e miratuara kanë të bëjnë kryesisht me sektorët e ekonomisë dhe të administratës, por edhe të tjerë.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të formohen dy ministri, njëra për Digjitalizim dhe tjetra për Administratë.

Nga Ministria e Ekonomisë do të formohet Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa sektori i energjetikës, që funksiononte në kuadër të Ekonomisë, do të bëhet Ministri për Energjetikë dhe Miniera.

Do të ketë edhe Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, pastaj Ministri për Kulturë dhe Turizëm, si dhe Ministri për Sport.

Miratimi i ndryshimeve i hap rrugën formimit të Qeverisë së re mes VMRO DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM.

Bisedimet mes këtyre partive për ndarjen e ministrive tashmë kanë përfunduar.

Mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski ka thënë të premten se, përbërjen e re të Qeverisë do ta paraqesë për votim në Kuvend menjëherë pas votimit të Ligjit për Organizimin e Ministrive.

Qeveria votohet me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja