Familjet që konsumojnë mbi 18 m³ ujë në muaj mund të paguajnë më shtrenjtë për sasinë që kalon këtë prag. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar mekanizmin e fashave të mbikonsumit, duke përcaktuar pragjet për familjet, institucionet publike dhe bizneset. Skema zbatohet vetëm për klientët me matës dhe kërkon miratim të veçantë për secilën shoqëri ujësjellës-kanalizime që aplikon.
Për familjet, konsumi deri në 18 m³ në muaj do të faturohen me tarifën bazë të miratuar. Për sasinë 18 - 30 m³, tarifa për metër kub mund të shumëzohet me një koeficient nga 1 deri në 3. Për sasinë mbi 30 m³, koeficienti varion nga 1.5 deri në 4. Kështu, nëse një familje konsumon 35 m³ në muaj, 18 faturohen me tarifën bazë, 12 sipas fashës së dytë dhe vetëm 5 sipas fashës së tretë.
Për institucionet publike dhe bizneset, kufiri i konsumit bazë do të përcaktohet sipas mesatares mujore të konsumit të vitit të fundit. Fasha e dytë përfshin sasinë mbi këtë mesatare deri në trefishin e saj, ndërsa fasha e tretë zbatohet për sasinë mbi trefishin.
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve mund t’i propozojnë koeficientët bashkë me kërkesën për tarifa të reja ose përmes një aplikimi të veçantë. Ato duhet të paraqesin të dhëna për konsumin, kapacitetet e furnizimit dhe mënyrën se si planifikojnë t’i përdorin të ardhurat shtesë.
Për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, ku më herët ishte propozuar një mekanizëm sezonal për të menaxhuar kërkesën gjatë verës, koeficientët dhe periudha e zbatimit mbeten për t’u miratuar përmes vendimeve të veçanta./Scan
-
Eksperimente idiote.Do te plase morri e pleshti me keq se mushkonjat.
Përgjigju -
Eshte e turpshme si ma I faturojne me shkoder ne qe jemi nje person ne shtepi faturat e atyre qe vjedhin ujin , nuk ke ku ankohesh , nuk ka shtet
Përgjigju -
Me shkoder vidhet uji shum. Une jam 1 person dhe paguaj sa nje shtepi me 8 persona. Kam shkuar disa here por ata punonjesit Jane rrugeçer, ngaqe e dine se ne na vjedhin ne fatura , per te mos u vene para pergjegjesise fillojne e qeshim . Eshte e tmerrshme se çfar punonjesish ka ky shtet... Ata qe vjedhin na I faturojne me se nuk ka si spjegohet ndryshe... Edhe Kur sjam ne shtepi me nga 10 dit fatura me vjen njesoj.. e turpshme.
Përgjigju -
Ky eshte paradoks qe te llogaritet per familje. Ka familje me dy persona dhe me shume persona dhe kjo familja e dyte detyrimisht qe do hargjoj uje me shume dhe pikerisht kjo familje do paguaj me shume por edhe me çmim te dyfishuar e trefishuar. Do duhej qe te llogaritej per individ. Sa eshte mesatarja per individ dhe sa eshte shperdirim.
Përgjigju -
Sa mirë e ngrini çmimin por kur bëjmë ankesa se nuk kemi ujë përse nuk vini.Po ata që kanë nga dy -Tre lidhje dhe nuk paguajnë apo ato do t'i paguajmë në që paguajmë.Mjaft me këto metoda.
Përgjigju -
Po familjet qe nuk harxhojne, harxhojne vetem muajt e veres ...
Përgjigju -
Më parë duhet të siguronin uji 24 orë se latë nam jemi vëndi i vetëm në Ballkan e më tej që jemi me fuçia në taracë.
Përgjigju-
Separi duhet qe uji qe paguajme te jete i pijshem. Gje qe nuk eshte, pra per te pire uje dhe per gatim ne e blejme pra uji nuk eshte i pijshem dhe ju e shisni si te tille, pra paguajme uje te pijshem dhe uje jo te pijshem/ te zeze ne fature e drejte eshte kjo? Po pensionisyet si do e pagujne? Nuk eshte e drejte do kishte vlere kur uji ne çezme te jete cilesor i pijshem, gje qe nuk eshte?
-










Komente
Komento