Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin

Sot në qeveri do të miratohet paketa fiskale. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi të taksohet me 6 lekë për litër, pasi ka pasur abuzime, dhe gazi i blerë për konsum është përdorur për mjetet motorike.

Pas abuzimeve qeveria ka vendosur të rishikojë taksat për sektorin e hidrokarbureve, ku sipas burimeve nga Ministria e Financave pritet që të akciza të jetë 6 lekë për çdo litër gaz që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim. Sipas financave një vendim i tillë vjen pasi qytetarët kanë abuzuar dhe kanë marrë gaz për konsum familjar dhe e kanë përdorur për mjetet.

Pritet që pas miratimit të këtij vendimi vendosja e taksës të reflektohet edhe tek rritja e çmimit të gazit që përgjatë këtij viti është dyfishuar. Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 89 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

"Ky unifikim ul nivelin e akcizës nga 8 /lekë/lirti në 6 lekë/litri duke ulur edhe koston e përdoruesve të mjeteve motorrike, ndërkohë që rritja e akcizës për përdoruesit e tjerë industrialë dhe familjarë me 6 lekë/litri vërtet do të rrisë koston e përdorimit të kësaj lënde nga ata, por në kushtet kur diferencimi i akcizës lejon shmangien dhe mospagesën e saj, avantazhet krahasuese janë në favor të unifikimit të nivelit të akcizës.

Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit” thuhet në relacion.

Akcizë për gazin kanë paguar vetëm drejtuesit e mjeteve, ndërsa tani do të paguajnë të gjithë. Një vendim i tillë pritet të rrisë të ardhurat në buxhet që mblidhen nga akciza me rreth 375 milionë lekë.

Burime për Report Tv nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë bëjnë me dije se pjesë e paketës është rishikimi i tatimit për pagat në përputhje me programin e qeverisë ku pagat deri në 40 mijë lekë të kenë 0 tatim mbi pagën, ata që marrin 200 mijë lekë do paguajnë 15%.

Po ashtu një tjetër projektligj është për taksat kombëtare ku do të përjashtohen jahtet nga lehtësirat fiskale për furnizimin me karburant.

Paketa fiskale ështe diskutuar me FMN, pas kundërshtive që ky institucion ka pasur për përjashtimet që janë bërë.  Në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2022-2025 do të rishikohen disa nga përjashtimet apo normat e reduktuara në sistemin fiskal konkretisht në TVSh, Tatimin mbi të Ardhurat dhe Akciza si dhe do të ridezenjohen normat tatimore me qëllim krijimin e një harmonizimi fiskal të politikave tatimore.

Me anë të strategjisë synohet të ketë një rritje të të ardhurave tatimore në masën 3.1 përqind të të ardhurave të parashikuara për t’u mbledhur në vitin 2022.

Projektligji per taksen e gazit
 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erkandi: 29/10/2021 19:11

    Pra lehtesimi i krizes energjitike do vije nga taksat mbi konsumin e energjise? Qarte.

    Përgjigju
  • Latif: 29/10/2021 18:46

    Kjo e thene shume thjeshte eshte qe nuk e kontrollojne dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë