"Miratojeni fshehurazi ligjin", Kryemadhi 'habit' me deklaratën e saj në Kuvend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për miratimin e ligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se ky është një ligj që grabit haptazi pronën publike. Nga foltorja e Kuvendit Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit që ta miratojë ligjin, por ta bëjë atë fshehurazi dhe me intriga në mënyrë që sipas saj të mos baltosë deputetët e tjerë të pranishëm.

Fjala e Kryemadhit në Kuvend:

Po i thosha edhe Vasilit që mendova se do të shkonte ta shembte natën se kush e di në çfarë efekti ka qënë por jo nuk i vajti mendja. Sot ka dy rrugë imoraliteti dhe morali para shqiptarëve. Në kujtim të aktorëve të mëdhë që me mjeshtërinë e tyre arritën të skalitin Teatrin tek ne, këta na e shfarrosin duke na kthyen LGBT-të nëpër shkolla. Unë besoj në Zot. Mos e tund kokën sepse unë s’dua që familjet shqiptare të mos kenë pasardhës. Rama ti sot me paranë e drogës i mbyll gojën e dëmitarëve, por shqiptarëve nuk ua mbyll dot gojën. Rikthehemi tek ligji.

Ky është një ligj që grabit hapuri pronën publike, ju e dini shumë mirë që mjaftojën 100 veta për t’ju rrëzuar, e provuat tek rruga e Kombit.

Nuk u mjaftuat duke vjedhur shqiptarët, kërkoni t’u vidhni edhe shpirtin edhe zemrën. Do të dëshiroja që ky parlament të mos mbajë një turp, pasi edhe ne si bëhemi pis me këtë ligj. Nëse ju doni ta bëni këtë gjë bëjeni, miratojeni fshehurazi ligjin por bëjeni me intriga. Mos i bëni me turp edhe këta të tjerët. Rrënojat e Teatrit do të jenë kaveri vdekjeprurës i tij.

Monika Kryemadhi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmiri gaxhi jevgut: 05/07/2018 13:50

    O e mjera SHQIPRI me monika buçen një fshatare ordinere një hajdute injorante një pocaqi që qelbet era shëllir e thartuar çfar mund të presi populli Shqiptar nga kjo shëmtyr ordinere.

    Përgjigju
  • Fatmiri gaxhi jevgut: 05/07/2018 13:50

    O e mjera SHQIPRI me monika buçen një fshatare ordinere një hajdute injorante një pocaqi që qelbet era shëllir e thartuar çfar mund të presi populli Shqiptar nga kjo shëmtyr ordinere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi