Mirditë, Nishani: Të mbajmë gjallë
trashëgiminë dhe vlerat kulturore
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në Mirditë. Ai fillimisht u ndal Kishën e Shën Llezhdrit në Orosh (Ish-Abacinë) duke u mikpritur nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit dhe besimtarë të shumtë.
MIRDITE-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në Mirditë. Ai fillimisht u ndal Kishën e Shën Llezhdrit në Orosh (Ish-Abacinë) duke u mikpritur nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit dhe besimtarë të shumtë. Presidenti Nishani vizitoi edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozef Punëtori” ku u takua përzemërsisht me nxënësit e mësuesit duke theksuar rëndësinë e shkollimit e të përfitimit të dijeve, ruajtjes e pasurimit të vlerave dhe traditave më të mira të Mirditës, si dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të disa fidanëve pemësh frutore mani nga bamirësja austriake Marianne Graf.
Më pas Kreu i Shtetit shqiptar përshëndeti Simpoziumin “Mirdita në mes të Katedraleve dhe Kapedanëve” në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit, të organizuar nën kujdesin e Institucionit të Presidentit të Republikës ku ishin të pranishëm gjithashtu deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryebashkiaku i Miriditës Ndrec Dedaj, kryetari i Bashkisë Lezhë, Nënprefekti i Mirditës, autoritete dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Imzot Palmieri dhe klerikë, historianë, akademikë, profesorë dhe banorë të shumtë të Mirditës e familje të shquara të saj.
Në fjalën e Tij me të këtë rast, Kreu i Shtetit, pasi u shprehu falënderimet për mikpritjen dhe vlerësoi referuesit e ndryshëm për punën e tyre intelektuale, kërkimore-shkencore sepse
“kështu do të mbahet gjallë trashëgimia e jashtëzakonshme e vlerave historike dhe identitare shumëshekullore”, theksoi mes të tjerash: “
Gjatë këtij muaji kam pasur rastin të udhëtoj shumë treva shqiptare. Isha para disa javësh në Preshevë e Bujanoc, më pas në Gjirokastër, sot në Mirditë dhe kudo ku shkon gjen shpirtin dhe identitetin kombëtar shqiptar, zakonet, kulturën, dallimet e kësaj trashëgimie.” Presidenti i Republikës vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Preng Marka Prengën (pas vdekjes) dhe Frrok Melyshin (pas vdekjes); ndërsa me Dekoratën “Nderi i Kombit” Preng Bibë Dodën (pas vdekjes) si dhe me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Derën e Gjonmarkajve me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe në mënyrë të veçantë, të trevës së Mirditës, për luftën shumëshekullore kundër pushtuesve të atdheut dhe për rezistencën e tyre deri në sakrifica sublime, kundër vendosjes së diktaturës komuniste në trojet shqiptare”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 1397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44