MIRDITE- Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherr mes punëtorëve në një galeri ku po punohet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Fan. Ngjarja ka ndodhur mengjësin e sotëm në një galeri miniere në Qafë Mollë, në Mirditë.

Si pasojë e goditjeve me mjete të forta është plagosur në kokë 52-vjeçari Mustafa Neziri.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ndërsa, policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar autorin e plagosjes, shtetasin turk Aliriza Duran, 37 vjeç.
 
Blutë e Mirditës po hetojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të sherrit, që çoi në plagosjen e punëtorit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)