MIRDITË - Grabiten zyrat e komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundjavës dhe vetëm mëngjesin e sotëm është konstatuar, kur kanë shkuar punonjësit në zyrë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, është hapur kasaforta dhe ende nuk dihet se sa lekë mund të jenë vjedhur.

Bëhet e ditur se, hajdutët kanë hyrë nga dritarja e njërës prej zyrave dhe më pas kanë shkuar tek finananca.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet. Veç parave që gjendeshin në kasafortë, hajdutët kanë marrë edhe të gjitha dokumentet që ishin në zyrë.

Janë duke u marrë në pyetje punonjësit e komunës dhe roja në lidhje me këtë ngjarje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)