Vdekja e Katerinës, 29 vjeç, gjatë një operacioni lindjeje në Itali tre ditë më parë, është përjetuar me hidhërim të thellë nga vjehrri i saj Preng Gjeçi. 74 vjeçari i ka dhënë fund jetës mëngjesin e djeshëm, teksa familja kishte hapur dyert e mortit dhe priste të mbërrinte nga Itali trupi i Katerinës.
Familjarët rrëfejnë se 74 vjeçari është zgjuar herët në mëngjes dhe ka pirë një kafe në oborr, më pas nuk është parë më. Disa orë më vonë ai u gjet i vetëvarur në një lis pranë shtëpisë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve të kryera, është shprehur se kemi të bëjmë me vetëvarje në kushtet e ngarkesës së rëndë psikologjike dhe shpirtërore.
Vjehrri nuk e ka duruar dot ndarjen para kohe nga jeta të nuses së djalit. Katerina Gjeçi 29 vjeç që jetonte në Itali ishte shtruar në spital për të lindur djalin e saj të parë por ndërsa pasardhësi i familjes ka ardhur në jetë, Katerina nuk ia ka dalë dot të jetojë.
(rd/Gre.M/Shqiptarja.com)
