DIBER- Në fshatin Kacni të komunës Selishtë të rrethit të Dibres flakët kanë përfshirë një pyll 300 metra larg zonave të banuara. Korrespondenti i Tv A Report, dhe Shqiptarja.com Daniel Shehu informoi sot paradite se flakët kanë nisur që prej mesditës së djeshme, rreth orës 14:00 dhe sot po i afrohen zonave të banuara.
“Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 8 ha, 5 nga të cilat tashmë janë shkrumbuar. Zjarri i nisur që prej orës 14:00 mori përmasa më të mëdha rreth orës 18:00 dhe ka kaluar në pjesën tjetër të pyllit duke përfshirë sipërfaqe me bredha e pisha. Është kërkuar ndihmë por për momentin askush nuk ka ndërhyrë, pasi zona është tepër e thepisur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com