MIRDITE - Një 75-vjeçar qëlloi me armë gjahu në drejtim të kushëririt të tij 55-vjeçar në fshatin Prosek të Mirditës. Sipas të dhënave të para, viktima është Preng Lleshi, ndërsa autori është Llesh Lleshi. Pas krimit autori u largua dhe disa orë më pas u njoftua arrestimi i tij.
Vrasja në fshatin Prosek të komunës Kthellë, (një zonë e thellë në Mirditë) u njoftua në sallën operative të komisariatit të policisë së Mirditës rreth orës 10:40.
"Menjëherë në vendngjarje kane shkuar shërbimet e policisë, ku është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje i cili është shtetasi Llesh Lleshi, 75 vjeç, me banim ne Prosek, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. ”- thuhej në njoftimin për shtyp.
Policia disa orë më pas arrestoi autorin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com