Megaoperacioni “tempulli” çon në pranga 6 persona në Krujë, Shkodër, Fier e Mirditë

Megaoperacioni antidrogë i koduar “Tempulli” çoi në pranga 6 persona në 4 aksione.

Dy të rinj u arrestuan në një qendër lojërash në Krujë pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Një adoleshent 16 vjeç, po hetohet në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve fizike iu gjetën kokainë e kanabis gati për shitje dhe municion luftarak.

Në Shkodër, policia zbuloi se një lokal në fshatin Trush ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të kokainës. Në pranga përfundoi administrator i lokalit

Edhe në Fier, operacioni anti-drogë Tempulli çoi në pranga një 25-vjeçar, i cili përgatiste dhe shiste doza kanabisi.

Në Mirditë u arrestuan dy persona. Ata dyshohet se shpërndanin kokainë dhe kanabis në doza. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti jo vetëm drogë por edhe një armë gjahu, 2 thika, radio dhe vlera monetare që i kanë përfituar nga droga

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite