Mirditë, banorët e Thirrës futen në çadër: Stop HEC-it! Bllokojnë punimet

Mirdite- Banorët e fshatrave Thirre, Sang dhe Hebe në Mirditë e përshkallëzuan reagimin e tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës se ujit në lumin Fan. Ata vendosen një çader pranë kantierit të ndertimit ku do të qëndrojnë “roje” për të mos lejuar vazhdimin e punimeve.

Banorët pretendojnë se kompania “Sang 1” prej disa javësh ka punuar në kundërshtim me vendimin e bashkisë Mirdite, e cila ka firmosur pezullimin e punimeve për shkak të disa shkeljeve nga kompania.

Banorët shprehen të vendosur në betejën e tyre dhe ju bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të mos bëhen palë me paligjshmërinë.

Ndërtimi i heceve dhe fabrikës së ujit në këtë zone dëmton mjedisin, dhe ju merr burimet ujore që banorët i përdorim për vaditjen e tokave dhe bagëtinë.

Më 28 shkurt bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompanine me 3 milion lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri sot. Po kaq banorët vazhdojnë betejen ligjore në gjykatën e Apelit me kompaninë Sang 1.

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike