MIRDITË - Gjendet i vrarë në një mal në Mirditë, Mark Leka, 56 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Lezhës, sipas të cilëve 56-vjeçari kishte shkuar për të prerë dru në pyllin afër fshatit të tij.
Trupi i pajetë i 56-vjeçarit, Leka është gjetur nga dy barinjë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Janë marrë dëshmitë e dy barinjve por ata mësohet se, nuk kishin dëgjuar krisma armësh.
Ndërkaq policia është duke hetuar në lidhje me ndonjë ngjarje apo zënkë ku mund të jetë i përfshirë viktima.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com