Mirditë, cënohet shtëpia muze e
Abat Preng Doçit,ndërtohet pranë saj

Mirditë, cënohet shtëpia muze e<br />Abat Preng Doçit,ndërtohet pranë saj
MIRDITË - Favorizimit dhe kaosit të krijuar me ndërtimet gjatë fushatës elektorale, nuk i ka shpëtuar as shtëpia muze e Abat Preng Doçit në Rubik të Mirditës. Ka mjaftuar një autorizim i marrë pranë Bashkisë së Rubikut që njëri prej bashkëpronarëve të kësaj ndërtese të nisë disa punimet ngjitur me shtëpinë muze.

Ky ndërtim ka dëmtuar Peizazhin muzeal përreth shtëpisë, duke vënë në alarm Monumentët e Kultures të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke bllokuar punimet. Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare për Lezhën Paulin Zefi ka bërë të ditur se ndërtimi në fjalë është konstatuar që me dt.24 të këtij muajit, ndërsa është bërë e ditur se shtëpia nuk është dëmtuar.

Kulla shekullore ku ka jetuar Abati i Mirditës Preng Doçi është shpallur monument kulture që prej shtatorit të viti 2014-të dhe ruhet dhe nga shteti. Kjo banesë është në pronësi të 4 familjeve që janë të afërm me njëri-tjetrin, ndërsa punimet në fjalë po kryheshin ngjitur me shtesën e bërë 4-vite në parë ku bëhet fjalë për disa shkallë betoni dhe një shtese betoni që po ndërtohej me tulla. Ndërtimi në fjalë nuk e ka dëmtuar pjesën e kullës, por në këtë zonë ndalohet me ligj ndërhyrja, pasi prishet artitektura e kësaj shtëpie muze.
 
E gjithë kjo problematikë po monitorohet nga Monumentet e Kulturës në Lezhë, të cilët po e inspektojnë në vazhdimësi këtë Monument Kulture për të ndalur ndërtimet që mund të lulëzojnë përreth sajë.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji