Mirditë/ Grabitet me dhunë faturino i autobusit Tiranë-Prishtinë, 25-vjeçari e godet pas koke dhe i merr 675 euro! Vihet në pranga

MIRDITË- Faturino i autobusit të linjës "Tiranë-Prishtinë", u grabit me dhunë nga një 25-vjeçar i cili u identifikua dhe arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës në Rrugën e kombit, teksa autobusi kishte ndaluar në një stacion pranë zonës së Repsit. I riu hyr brenda mjetit dhe goditi me grusht faturinën dhe i mori çantën që mbante me vete dhe u largua me vrap.

Nga goditja faturino 31-vjeçar pësoi dëmtime në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ndërsa bëri dhe kallëzim në polici. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, Emirjan Deda 25 vjeç, banues në Laç.

Ai u prangos duke u larguar në këmbë disa km larg vendit të ngjarjes, ndërsa rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa veprimet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje