Një 62-vjeçar nga fshati Rrasvik i Mirditës ka përfunduar në spital, pasi u sulmua barabarisht me gurë nga përsona të paidentifikuar teksa po shkonte në banesen e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ndërsa shënjestër e sulmit ishte Ndok Lesi.
Ky i fundit rrëfen se ngjarja ndaj tij ka qenë e paralajmëruar, pasi tre javë më parë ishte kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit nga një numer anonim, e ndonëse ka bërë denoncim policia nuk ka vepruar.
Lesi ka dyshime të forta se sulmi dhe kërcënimet ndaj tij mund të kenë ndodhur për çështje politike, kjo duke iu referuar dhe faktit se gjithçka ka ardhur pas pjesëmarrjes së vazhdueshme të tij dhë të birit në protestën e opozitës në Tiranë.
Në lidhje me ngjarjen ka reagur edhe Partia Demokratike në Rubik. Nënkryetari i kësaj force politike, Kol Nikolli, i ka bërë thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen, pasi është i bindur se gjithçka ka ndodhur për motive politike.
Nga ana tjetër policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autoreve të sulmit ndaj 62-vjeçarit.

Ndok Lesi
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com